Çifti i pafat, i grabisin shtëpinë dy herë brenda ditës

Çifti i pafat, i grabisin shtëpinë dy herë brenda ditës

14:04, 04/10/2023
A+ Aa A-

Fat i keq për një çift në Palermo të Italisë, pasi shtëpia e tyre u grabit dy herë në të njëjtën ditë.

Sidoqoftë, hera e dytë shkoi më mirë, pasi policia mbërriti në kohë dhe arriti të vërë në pranga një 26-vjeçar dhe një 24-vjeçar, nën akuzën e vjedhjes së mbetur në tentativë.

Çifti ka arritur të telefonojë sallën operative të policisë pasi dëgjuan hajdutët të thyejnë një dritare dhe të hyjnë në shtëpi në mes të natës. Dy pronarët, më herët, e kishin gjetur banesën të plaçkitur gjatë ditës dhe iu kishin marrë para, sende floriri, një PC dhe një aparat fotografik.

Policia kapi në flagrancë dy hajdutët, të cilët kur e kuptuan se ishin zbuluar tentuan pa sukses të arratiseshin nga ballkoni i banesës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco