Përdhunuan nënën ukrainase në sy të bashkëshortit, Kievi akuzon dy snajperistët rusë për aktin barbar

Përdhunuan nënën ukrainase në sy të bashkëshortit, Kievi akuzon dy snajperistët rusë për aktin barbar

13:07, 04/10/2023
A+ Aa A-

Dy snajperistë rusë akuzohen për përdhunimin e një nëne ukrainase nën kërcënimin e armës, para syve të bashkëshortit. Njëri prej tyre akuzohet për sulmin seksual të një nëne dhe të dy vajzave të moshës 15 dhe 17-vjeçe, gjatë pushtimit rus në Ukrainë.

E Yevgeny Chernoknizhniy, 27-vjeç besohet të jetë vrarë gjatë luftës, kurse Vladimir Putin nderoi familjen e tij me medaljen e “heroit”.

Image

Ndërkaq Vadim Shakhmatov, 31-vjeç, është i gjallë dhe jeton në Rusi, ku është i martuar dhe ka një vajzë.

Image

Gruaja e tij Anastasia Shakhmatova, 28-vjeçe, ka refuzuar të japë ndonjë koment kur është telefonuar nga mediat lidhur me akuzat ndaj bashkëshortit të saj.

Image

Ndryshe Rusia nuk pranon të ekstradojë qytetarët e saj pavarësisht krimit të kryer, që do të thotë se drejtësia në Ukrainë zor se do të arrijë ta vendosë prapa grilave

Image

Megjithatë, ata shpresojnë se fletarresti i lëshuar për të do të bëjë që të ketë sukses, nëse ai udhëton në ndonjë shtet evropian dhe kapet nga autoritetet e atjeshme.

Image

Dy ushtarët rusë kishin kryer përdhunimin në Brovary të rajonit të Kievit në mars të vitit të kaluar, një muaj pasi Putini filloi pushtimin e një shteti sovran.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco