Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Opozita, pranga në derën e Erion Veliajt

Tajlandë: Thuhet se qëlloi me armë një qendër tregtare, publikohet momenti i arrestimit të 14 vjeçarit

Tajlandë: Thuhet se qëlloi me armë një qendër tregtare, publikohet momenti i arrestimit të 14 vjeçarit

14:33, 03/10/2023
A+ Aa A-

Videot dhe fotot e postuara në rrjetet sociale sot të martën (3/10) tregojnë autorin e dyshuar të të shtënave në qendrën tregtare luksoze Siam Paragon të Bangkok .

Videot e postuara në rrjetet sociale treguan njerëzit brenda qendrës tregtare që vraponin për të dalë jashtë, ndërsa u publikuan edhe foto që tregonin se sulmuesi i supozuar ishte duke ecur nëpër qendrën tregtare. Ka edhe pamje nga kamerat që tregojnë momentin e arrestimit të tij nga policia.

Shikoni videon nga momenti i arrestimit të autorit të dyshuar:

Të paktën tre persona u vranë dhe tre u plagosën nga ky incident në qendrën luksoze Siam Paragon në Bangkok, thanë shërbimet e urgjencës.

Policia tajlandeze arrestoi të dyshuarin e armatosur dhe sipas një postimi në rrjetet sociale, ai është një 14-vjeçar.

Megjithatë, stacioni televiziv tajlandez PBS raportoi se pesë persona u plagosën.

Agjencia Qendrore e Hetimeve të Tajlandës postoi një foto në faqen e saj në Facebook të një njeriu që thotë se është i dyshuari i armatosur.

Kryeministri Shretha Thavisin shprehu shqetësimin për incidentin.

“Unë jam në dijeni të incidentit të të shtënave në Siam Paragon dhe kam urdhëruar policinë të hetojë këtë çështje. Më së shumti jam i shqetësuar për sigurinë publike”, shkroi ai në rrjetet sociale X.

Pamjet, të cilat ende nuk janë verifikuar dhe postuar në rrjetet sociale, tregojnë njerëz, përfshirë fëmijët, duke ikur nga qendra tregtare Siam Paragon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco