Shtëpia ku Adolf Hitler ka lindur do të përdoret si stacion policie, reagime në rrjete sociale

Shtëpia ku Adolf Hitler ka lindur do të përdoret si stacion policie, reagime në rrjete sociale

13:25, 03/10/2023
A+ Aa A-

Puna që ka nisur për ta kthyer në komisariat shtëpinë ku lindi Adolf Hitleri në vitin 1889 në Austri po shkakton tashmë reagime të forta.

Vendimi për të ardhmen e ndërtesës në Braunau am Inn, një qytet në kufirin austriak me Gjermaninë, u mor në fund të vitit 2019.

Planet parashikojnë krijimin e një stacioni policie dhe një pjesë  e ndërtesës do të përdorëet për akademinë e sigurisë, ku policët do të trajnohen për të drejtat e njeriut.

Të hënën, punëtorët vendosën gardhe dhe filluan të marrin matjet për punën e ndërtimit dhe pritet që objekti të  përfundojë në fillim të vitit 2026.

Projektit të rinovimit i parapriu një mosmarrëveshje e madhe për pronësinë e shtëpisë. 

Çështja u zgjidh në vitin 2017 kur gjykata më e lartë e Austrisë vendosi se qeveria kishte të drejtë të shpronësonte ndërtesën pasi pronari i saj refuzoi ta shiste. 

Ndërtesa ishte marrë me qira nga Ministria e Brendshme austriake që nga viti 1972 për të parandaluar keqpërdorimet dhe ishte nënqira për organizata të ndryshme bamirësie. 

Ajo mbeti bosh pasi një qendër përkujdesjeje për të rriturit me aftësi të kufizuara u zhvendos në vitin 2011.

Qeveria austriake argumenton se zhvendosja e policisë, si mbrojtëse e lirive individuale, është përdorimi më i mirë për ndërtesën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco