Trump gjykohet për mashtrim, Ish-presidenti: Duan të më ndalojnë të kthehem në Shtëpinë e Bardhë

Trump gjykohet për mashtrim, Ish-presidenti: Duan të më ndalojnë të kthehem në Shtëpinë e Bardhë

12:45, 03/10/2023
A+ Aa A-

Ish-presidenti Donald Trump sulmoi një gjyqtar dhe prokurorin, në seancën e parë të gjyqit në Nju Jork për mashtrim financiar.

Që në nisje Ai e cilësoi të stisur”  dhe gjueti shtrigash procesin ndaj tij, duke thënë se synimi i këtij rasti është parandalimi i kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

“Ajo çfarë po ndodh këtu është përpjekje për të më dëmtuar mua në zgjedhje”, shtoi ai.

Gjykatësi i Nju Jorkut, Arthur Engoron, i ka shpallur tashmë Trumpin dhe djemtë e tij, Eric dhe Don Jr, fajtorë për mashtrim duke fryrë vlerat e pronave të patundshme dhe aseteve financiare të Organizatës Trump për vite të tëra.

Trump e ka quajtur atë "gjyqtar mashtrues". 

Prokurorja e Nju Jorkut, Letitia James, po kërkon ndëshkim në vlerë 250 milionë për Trumpin dhe përjashtimin e tij dhe djemve të tij nga udhëheqja e perandorisë familjare të biznesit.

“Drejtësia do të triumfojë”, tha James para gazetarë.

“Nuk ka rëndësi sa i fuqishëm je, nuk ka rëndësi sa shumë para mendoni se mund të keni, askush nuk është mbi ligjin”, tha ajo

Kandidati kryesor republikan në garën presidenciale të vitit 2024, përsëriti pretendimet se prokurorja James, një demokrate, po përpiqet të pengojë kthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Trump do të dalë para gjykatës federale në Uashington më 4 mars 2024, nën akuzat se kishte tentuar ta përmbyste rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, të cilat i fitoi demokrati Joe Biden.

Ish presidenti do të kthehet pastaj në gjykatën e Nju Jorkut, këtë herë për t’u përballur me akuzat se e kishte paguar një yll të pornografisë për të heshtur, dhe më pas në gjykatën federale të Floridës, ku akuzohet se i kishte keqpërdorur dokumentet e klasifikuara pasi ishte larguar nga Shtëpia e Bardhë.

Dhe në fund, Trump do të përballet me drejtësinë dhe në Xhorxhia me akuzën se tentoi të përmbysë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco