Ndarja e elektroneve në klasat e dritës, çmimi Nobel në Fizikë ka tre fitues

Ndarja e elektroneve në klasat e dritës, çmimi Nobel në Fizikë ka tre fitues

12:17, 03/10/2023
A+ Aa A-

Merita për ndarjen e elektroneve në klasat e dritës. Me këtë arsyetim çmimi Nobel i këtij viti për Fizikë është ndarë mes Pierre Agostini nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ferenc Keausz nga Gjermania dhe Anne L’Huillier nga Suedia.

Çmimi Nobel për Fizikë është një nga çmimet më prestigjioze që u jepet studiuesve dhe shkencëtarëve që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e fizikës dhe kanë bërë zbulime.

Çmimi Nobel për Fizikë jepet çdo vit që nga viti 1901 dhe është një nga Nobelët më të vjetër që është dhënë. Çmimi prezantohet nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave së bashku me komitete dhe organizata të tjera të ndryshme.

Çmimi i parë Nobel në Fizikë iu dha në vitin 1901 Wilhelm Conrad Roentgen për zbulimin e tij të rrezeve X që solli një ndryshim revolucionar në fushën e diagnostikimit mjekësor dhe Henri Becquerel dhe Pierre Curie për kërkimet e tyre pioniere mbi radioaktivitetin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco