Lëndë edukimi seksual në shkollë/ Qindra qytetarë të Brukselit kundër: Po abuzoni me fëmijët, larg duart prej tyre

Lëndë edukimi seksual në shkollë/ Qindra qytetarë të Brukselit kundër: Po abuzoni me fëmijët, larg duart prej tyre

19:19, 30/09/2023
A+ Aa A-

Qindra njerëz u mblodhën për të demonstruar në Rue des Colonies në qendër të Brukselit përpara seancës plenare të Parlamentit të Komunitetit Francez (Federata Wallonia-Bruksel).

Protestuesit kundërshtojnë një politikë të propozuar të edukimit seksual, që do të thotë se të gjithë nxënësit në sistemin e Federatës Wallonia-Bruksel do t'i nënshtroheshin aktiviteteve të rregullta arsimore (të paktën dy herë në vit) në lidhje me marrëdhëniet, jetën emocionale dhe seksuale (EVRAS).

Nga fillimi i këtij viti shkollor, të gjithë nxënësit e 6-të fillore dhe të mesme të IV-të do të marrin së paku një orë mësim. Kjo ka të bëjë me 85,000 nxënës në Wallonia dhe 25,000 nxënës në Bruksel.
Duke brohoritur kundërshtimin e tyre ndaj propozimit dhe duke bërë thirrje për dorëheqjen e ministres së arsimit Caroline Désir, protestuesit kundërshtuan fuqishëm propozimin, i cili ka të ngjarë të miratohet si dhe të prezantojë një tekst të ri për edukimin emocional dhe seksual.

Prindërit  e konsiderojnë këtë lëndë të propozuar mësimi si 'dhunë' seksuale.

Revolta e përhapur në rrjetet sociale ka gjetur mbështetje në pjesën konservatore të popullatës, rrethet katolike e muslimane.

Mes pankartave vërehen thirrje “Larg duart nga fëmijët” apo “Mos mohoni rolin e prindërve”.

Cindy , e shoqatës së prindërve të Liége tha se zyrtarët nuk u japin përgjigjet e duhura prindërve por vetëm i akuzojnë ata si ekstremistë.

“Ne jemi vetëm prindër të shqetësuar që kërkojmë përgjigje dhe politikanët nuk po na i japin. Nëse vihet në dyshim politikat e tyre të dyshimta ata na etiketojnë si ekstremistë, konspiracionistë, edhe kur ne bëjmë pyetje legjitime”.

Mehdi Minyaoui, koordinator i një grupi të ngjashëm qytetarësh nga Brukseli mbështeste parafolësen:

“Ne kërkojnë që prindërit të kenë të drejtë të vendosin nëse fëmijët e tyre të bëjnë këto kurse. Kjo ka të bëjë me lirinë e zgjedhjes.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco