Aeroplani luftarak rus rrëzohet nga mbrojtja ajrore e Rusisë

Aeroplani luftarak rus rrëzohet nga mbrojtja ajrore e Rusisë

15:27, 30/09/2023
A+ Aa A-

Një aeroplan luftarak rus raportohet se është rrëzuar në një incident mbi Ukrainë. Një nga aeroplanët luftarakë supersonik Su-35, i cili kushton 94.5 milionë euro, raportohet se është rrëzuar nga një sistem rus i mbrojtjes ajrore S-300.

Pamjet tregojnë një aeroplan që goditet nga një raketë përpara se të shpërthejë mbi Tokmak, në rajonin e Zaporizhzhia.

Një top portokalli me flakë dhe gjurmë tymi mund të shihet në qiell gjersa aeroplani bie në tokë.

Kanalet pro-luftës pranuan se incidenti përfshinte aeroplanin, i cili ka një kabinë me një pilot.

Fighterbomber Z-blogger i aviacionit rus publikoi një foto të një Su-35 me mesazhi, “Fluturim i përjetshëm, vëlla”.

Ky mesazhi u pa si pranim i humbjes së aeroplanit nga duart e ushtarëve të Vladimir Putinit, raporton metro.co.uk.

Ndryshe, Rusia ka humbur rreth 90 aeroplanë që nga fillimi i luftës kundër Ukrainës, njoftoi Ministria e Mbrojtjes britanike përpara incidentit të fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco