Skelete misterioze të lidhur me pranga gjenden në një varr masiv të Greqisë së lashtë

Skelete misterioze të lidhur me pranga gjenden në një varr masiv të Greqisë së lashtë

14:24, 30/09/2023
A+ Aa A-

 Të paktë 80 skelete janë gjetur në një varrezë të lashtë greke, ku kyçet e tyre ishin të shtrënguara nga pranga hekuri.

Sipas arkelogëve ata janë viktima dhe bëhet fjalë për një ekzekutim masiv.

Por kush ishin ata dhe pse u varrosën në një varr masiv kjo mbetet akoma një mister.

Ato u gjetën në fillim të këtij viti në një pjesë të nekropolit të deltës Falyron - një varrezë e madhe antike e zbuluar gjatë ndërtimit të një teatri kombëtar të operës dhe bibliotekës midis qendrës së Athinës dhe portit të Pireut.

Të paktë janë njerëzit që kanë mundur ti shohin nga afër, por gazetarët e Reuters në prani të arkeologëve kanë arritur ti shikojnë.

Disa janë të shtirrë në një tokë ranorë ndërsa disa të tjerë të grumbulluar njëri mbi tjetrin, me krahë e këmbë të përdredhur dhe me nofulla të hapura.

"Ata janë ekzekutuar, të gjithë në të njëjtën mënyrë." tha Stella Chryssoulaki, drejtuese e gërmimeve.

Ata janë të gjithë të lidhur në duar me pranga dhe shumica e tyre janë shumë të rinj dhe ishin në gjendje shumë të mirë shëndetësore kur u ekzekutuan.

Ekspertët shpresojnë se testimi i ADN-së dhe hulumtimi nga antropologët do të zbulojë saktësisht se si këta njërëz vdiqën. 

Por mënyra e varrosjes sugjeron se ata mund të ishin skllevër dhe jo kriminelë të zakonshëm. 

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco