Përmbyset në mes të autostradës autobusi me studentë, 50 të plagosur

Përmbyset në mes të autostradës autobusi me studentë, 50 të plagosur

14:46, 29/09/2023
A+ Aa A-

Një incident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Britaninë e Madhe, teksa një autobus që transportonte studentë është përmbysur në autostradën M53.

Autobusi që transportonte nxënës nga gjimnazi i vajzave ‘West Kirby’ dhe i djemve ‘Calday Grange’ drejt Merseyside u përplas me një makinë dhe më pas përfundoi i përmbysur në rrugë, në zonën e Cheshire.

Aksidenti ndodhi rreth orën 08:30 të mëngjesit, me nxënësit e plagosur që mbetën të bllokuar brenda për pak kohë.

Dëshmitarët në vendngjarje thanë se panë fëmijët duke dalë nga dritarja e pasme e autobusit, ndërsa fotot tregojnë autobusin e shtrirë në njërin krah, buzë rruge.

Një paciente femër është dërguar në spital me lëndime të rënda, ndërsa 50 të tjerë u trajtuan me ndihmë mjekësore nga ekipet e ambulancës që mbërritën në vendngjarje dhe më pas u transportuan në spitalin Alder Hey në Liverpool.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco