Ditë e trishtuar për Britaninë e Madhe, 16 vjeçari preu pemën ikonë 200 vjeçare

Ditë e trishtuar për Britaninë e Madhe, 16 vjeçari preu pemën ikonë 200 vjeçare

14:35, 29/09/2023
A+ Aa A-

Një 16-vjeçar është arrestuar në Anglinë veriore pasi preu qëllimisht pemën më të famshme, që ishte më shumë se 200 vjeçare dhe qëndronte pranë Murit historik romak të Hadrianit.

Mijëra vizitorë çdo vit ecin përgjatë Murit të Hadrianit, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që ruante kufirin veriperëndimor të Perandorisë Romake.

Shumë ndalonin për të admiruar dhe fotografuar pemën në Sycamore Gap, një ikonë e dashur e peizazhit, e cila u bë e famshme kur u shfaq në filmin e Kevin Costner të vitit 1991, 'Robin Hood: Prince of Thieves'.

Fotografitë e të enjtes nga vendi i ngjarjes, treguan se pema ishte prerë që në trung, dhe pjesa tjetër ishte e shtrirë anash.

Policia e Northumbria tha se adoleshenti që ka prerë pemën, është arrestuar me dyshimin se ka shkaktuar dëme kriminale.

'Pema është një pikë referimi me famë botërore dhe vandalizmi ka shkaktuar tronditje dhe zemërim të kuptueshëm në të gjithë komunitetin lokal dhe më gjerë', tha policia në një deklaratë.

'Kjo është një ditë tepër e trishtuar, - tha mbikëqyrësi i policisë Kevin Waring. - Pema ishte ikonë në Veri-Lindje dhe admirohej nga shumë njerëz që jetojnë ose që e kanë vizituar këtë rajon'.

Autoriteti i Parkut Kombëtar Northumberland i kërkoi publikut të mos e vizitonte pemën e prerë, e cila u votua si Pema angleze e vitit në 2016.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco