Aeroporti i parë në botë që mundëson lëvizjen pa pasaporta!

Aeroporti i parë në botë që mundëson lëvizjen pa pasaporta!

14:22, 29/09/2023
A+ Aa A-

Duke nisur nga viti 2024, “Changi”, një aeroport i Singaporit, do të lejojë qytetarët të largohen nga vendi, pa nevojën e pasaportës.

Kjo do të bëhet e mundur me anë të teknologjisë biometrike, e cila pritet që të krijojë një “shenjë” të vetme vërtetimi.

Në këtë mënyrë do të eliminohet nevoja për dokumente fizike udhëtimi.

Teknologjia biometrike, së bashku me softuerin e njohjes së fytyrës, është tashmë në përdorim deri diku në aeroportin Changi në korsi të automatizuara në pikat e kontrollit të imigracionit.

Aeroporti Changi i Singaporit u shërben mbi 100 linjave ajrore që fluturojnë në 400 qytete, në rreth 100 vende dhe territore në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco