SHBA ofron pesë milionë dollarë për informacione mbi vrasjen e kandidatit për president të Ekuadorit

SHBA ofron pesë milionë dollarë për informacione mbi vrasjen e kandidatit për president të Ekuadorit

13:18, 29/09/2023
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara ofrojnë pesë milionë dollarë për informacione që do të çonin në arrestimin e përgjegjësve për vrasjen e kandidatit për president të Ekuadorit, Fernando Villavicencio, njoftoi Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin popullin e Ekuadorit dhe të punojnë për të sjellë para drejtësisë individët që kërkojnë të minojnë proceset demokratike,” tha Blinken.

Villavicencio, një ish-deputet dhe gazetar kundër korrupsionit, u qëllua për vdekje në Quito më 9 gusht, më pak se dy javë përpara zgjedhjeve presidenciale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco