Kujdestari i kopshtit zoologjik vritet nga luani, harroi kafazin hapur pasi e ushqeu

Kujdestari i kopshtit zoologjik vritet nga luani, harroi kafazin hapur pasi e ushqeu

13:04, 29/09/2023
A+ Aa A-

Kujdestari i një kopshti zoologjik në Japoni është shqyer për vdekje nga sulmi i një luani, të cilit kishte harruar t’i mbyllte derën e kafazit pasi e kishte ushqyer.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në parkun Tohoku Safari, ku Kenichi Kato u përpoq ta joshte kafshën me ushqim për ta rikthyer në kafaz.

53-vjeçari u gjet i gjakosur në qafë ku luani fillimisht e ka kapur me nofullat e tij të fuqishme. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por më vonë ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

53-vjeçari kishte punuar në kopshtin e njohur zoologjik në rajonin Fukushima të Japonisë për 27 vite.

Ende është e pakuptueshme se si ai bëri gabimin që çoi në vdekjen e tij tragjike, por një zëdhënës i kopshtit zoologjik shpjegoi se procesi i dhënies së drekës, nis me hapjen e derës së kafazit dhe vendosjen e ushqimit.

“Pasi të vendoset ushqimi, dera duhet të mbyllet dhe të kyçet. Ne do të marrim masa për të parandaluar aksidente të ngjashme”, sqaroi ai.

Kopshti zoologjik thuhet se do të qëndrojë i mbyllur për ditët në vijim si pasojë e tragjedisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco