Suedia nën terrorin e bandave, pritet të nxjerrë ushtrinë në rrugë për të ndaluar vrasjet

Suedia nën terrorin e bandave, pritet të nxjerrë ushtrinë në rrugë për të ndaluar vrasjet

09:59, 29/09/2023
A+ Aa A-

Sot, Suedia është në prag të vendimeve historike, qeveria e së cilës po përgatitet të nxjerrë ushtrinë në betejën kundër bandave duke çuar në rritje të numrit të vrasjeve. Dhuna ka qenë e lidhur me një grindje midis fraksioneve rivale të një bande kriminale të njohur si rrjeti Foxtrot.

Suedia po përjeton muajin me numrin më të lartë të vdekjeve për shkak të dhunës së paprecedentë mes bandave që prej dhjetorit të vitit 2019 dhe situata e krijuar ka alarmuar qeverinë.

Kryeministri i vendit, Ulf Kristersson për t’iu përgjigjur situatës ka thirrur kreun e Forcave të Armatosura duke planifikuar një ndërhyrje të mundshme të ushtrisë.

Shefi i qeverisë në Stokholm kërkon që ushtria të asistojë me ndihmën e saj policinë, në mënyrë që të frenohet përplasja me armë mes bandave dhe vala e krimit që ka tronditur vendin.

Kristersson iu drejtua kombit me një fjalim të rrallë televiziv, pasi tre persona u vranë në më pak se 24 orë në incidente të veçanta gjatë kësaj jave.

“Kjo është një kohë e vështirë për Suedinë. Një 25-vjeçare shkoi në shtrat mbrëmë në një mbrëmje krejtësisht të zakonshme, por nuk u zgjua më. Ne do ti godasim dhe do t’i mposhtim bandat“, tha ai.

Përfshirja e ushtrisë në luftën ndaj krimit do të ishte një hap shumë i pazakontë për Suedinë, por duke i pashmangshëm në kohën kur bandat po terrorizojnë qytetet.

Stokholmi u kthye të mërkurën në një qytet të përgjakur, pasi dy persona u vranë në raste që s’kanë lidhje me njëri-tjetrin. Një prej viktimave ishte një reper 18-vjeçar, i cili u qëllua për vdekje jashtë një kompleksi sportiv në periferi të qytetit.

Ndërkohë një vajzë rreth të 20-tave, që mendohet të jetë një viktimë kolaterale, u vra nga një shpërthim me bombë në një shtëpi në Uppsala, në veri të kryeqytetit.

Ndërkohë, dy persona të tjerë u vranë dhe dy të tjerë u plagosën të premten e kaluar kur një person i armatosur hapi zjarr në një lokal në Sandviken.

Bilanci i viktimave për shtatorin është njëmbëdhjetë të vrarë, me dhunën që është përhapur gjithashtu nga zonat kryesore urbane në qytete më të vogla, aty ku krimi i dhunshëm nuk shihej prej dekadash.

Policia vlerëson se rreth 30,000 njerëz në Suedi janë të përfshirë drejtpërdrejt ose kanë lidhje me krimin nga bandat që kontrollojnë trafikun e drogës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco