Lajmi i fundit

Për 30 mijë euro/ Autori i krimit deklaroi se kishte marrë para nga Naim Murseli për vrasjen e gruas

Shpërthime në Sevastopol, sulmohet depoja ruse e naftës së Flotës të Detit të Zi

Shpërthime në Sevastopol, sulmohet depoja ruse e naftës së Flotës të Detit të Zi

10:27, 23/09/2023
A+ Aa A-

Shpërthime të reja janë raportuar në qytetin e okupuar ukrainas, Sevastopol. Shpërthimet raportohet se kanë ndodhur pranë Inkerman, ku gjendet depoja e naftës e Flotës së Detit të Zi.

Sulm raketor në selinë e Flotës së Detit të Zi në Sevastopol të Krimesë, pamjet në internet tregojnë tymin e dendur në qytet

Rusët u kanë bërë thirrje qytetarëve që të strehohen në objekte të sigurta.

Në rrjetet sociale tashmë janë publikuar imazhe të sulmeve dhe tymit në qiell.

Për momentin askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet në qytetin ukrainas, i cili kontrollohet nga pushtuesit rus.

Rikujtojmë se gjatë ditës së djeshme, Ukraina ka konfirmuar se ka kryer një sulm raketor në selinë e flotës ruse në Krime. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco