Java në foto: 16-22 shtator 2023

Java në foto: 16-22 shtator 2023

10:21, 23/09/2023
A+ Aa A-

Një përzgjedhje e fotografive të fuqishme të lajmeve të marra në mbarë botën këtë javë.

ImageMbretëresha Camilla e Mbretërisë së Bashkuar luan pingpong pranë mbretit Charles dhe Brigitte Macron, gruaja e presidentit francez Emmanuel Macron, teksa takojnë anëtarët e shoqatave sportive rinore lokale në Saint-Denis afër Parisit, në ditën e dytë të vizitës së tyre shtetërore në Francë

ImageDemonstruesit përleshen me policinë gjatë një proteste në Romë, të organizuar nga Movimento 7 Novembre, kundër politikave të qeverisë italiane

ImageKanadezi Lance Stroll, i ekipit Aston Martin F1, përplaset gjatë kualifikimeve përpara Çmimit të Madh të Singaporit.

ImageKonkurrentët në RuPaul's Drag Race UK mblidhen jashtë BBC New Broadcasting House në Londër, për të promovuar serinë e pestë të shfaqjes.

ImageEmigrantët, kryesisht nga Venezuela, ulen pranë murit kufitar pasi kaluan Rio Bravo nga Ciudad Juarez, Meksikë, me qëllim që t'i dorëzohen Patrullës Kufitare të SHBA.

ImageKomediani dhe aktivisti britanik Russell Brand largohet nga teatri Troubabour Wembley Park në Londër, pasi performoi shfaqjen e tij skenike. Gjithashtu ai po përballet me akuzat për sulme seksuale në kulmin e famës së tij. Akuza të cilat i ka mohuar. 

ImageNjë punëtor mbulon tumat e orizit me kone gjigante bambuje në një fushë në Brahmanbaria, Bangladesh, pasi ato ishin tharë në diell. Kjo është një metodë tradicionale e mbajtjes së orizit të sapo mbledhur të mbrojtur nga shiu dhe mjegulla, pas largimit të lagështirës.

ImageProtestuesit spërkaten me ujë nga policisë, ndërsa bllokojnë autostradën A12 - rruga kryesore që të çon në Hagë - gjatë një proteste për klimën në Holandë.

ImageNjë chipmun duke ngrënë manaferra në Daqing, Provinca Heilongjiang, Kinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco