Në duart e policisë greke është një nga katër armët e përdorura nga xhelatët në Lutsa që vranë gjashtë turqit pak ditë më parë.
Sipas informacioneve të newsit.g r, arma e gjetur pardje nga persona të grupit DIAS, në një distancë prej dy kilometrash nga vendi i vrasjes së gjashtë turqve në Lutsa, është transferuar në laboratorët e mjekësisë ligjore të ELAS-it.
Nga testimi balistik që është bërë, është konstatuar se kjo është një nga katër pistoletat që janë përdorur në masakrën e Lutsës.
Në armë nuk u gjetën gjurmë gishtash, megjithatë testi balistik dëshmon se plumbat që u morën jetën gjashtë turqve kanë dalë edhe nga dhoma e kësaj arme.
Kujtojmë se në 11 shtator gjashtë shtetas turq u gjetën të vdekur në zonën e Luçës dhe sipas informacioneve bëhet fjalë për një larje hesapesh.
Viktimat ishin aktive në Turqi dhe vendet e Bashkimit Evropian, si Franca dhe Italia, në trafikun e drogës, trafikimin e emigrantëve dhe ekzekutimin e kontratave të vdekjes. Të gjithë ata ishin në kërkim.
© SYRI.net