Vullnetarët kërkojnë viktima mes rrënojave dhe baltës

Vullnetarët kërkojnë viktima mes rrënojave dhe baltës

20:16, 21/09/2023
A+ Aa A-

Një ndërprerje njëditore e valëve të komunikimit në qytetin e goditur nga përmbytjet në Libinë lindore ka komplikuar më tej punën e ekipeve që kërkojnë trupa nën rrënoja dhe në det.

Image

Kompania shtetërore e telekomunikacionit e Libisë thotë se ndërprerja filloi kur kabllot me fibra optike në Libinë lindore u ndërprenë të martën.

Interneti dhe shërbimi telefonik u ndërprenë, duke i lënë  banorët dhe gazetarët të paaftë për të raportuar gjendjen Brenda qytetit Derna.

Autoritetet thonë se komunikimet në Derna u rivendosën të mërkurën në mbrëmje.

Image

Shirat e dendur shkaktuan përmbytje vdekjeprurëse në të gjithë Libinë lindore në fillim të këtij muaji.

Stuhia pushtoi dy diga në orët e para të 11 shtatorit, duke lëshuar mure uji që shkatërruan lagje të tëra në Derna dhe vranë mijëra njerëz.

Image

Vullnetarët  kërkojnë për trupat e viktimave të përmbytjeve mes rrënojave dhe baltës, në qytetin lindor të Libisë, Derna, 20 shtator 2023.

/VOA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco