Përshkallëzohet përplasja, India pezullon vizat për kanadezët

Përshkallëzohet përplasja, India pezullon vizat për kanadezët

14:06, 21/09/2023
A+ Aa A-

India ka pezulluar shërbimet e vizave për qytetarët kanadezë në mes të një mosmarrëveshjeje në rritje për vrasjen e një separatisti sikh në tokën kanadeze.

Ofruesi i shërbimit të vizave BLS postoi një mesazh nga misioni i Indisë duke fajësuar “arsye operacionale” për vendimin, shkruan BBC.

 Tensionet u ndezën këtë javë pasi Kanadaja tha se po hetonte “akuza të besueshme” që lidhnin Indinë me vrasjen e liderit separatist.

India e hodhi poshtë me zemërim akuzën duke e quajtur atë “absurde”.

Analistët thonë se marrëdhëniet midis vendeve, të cilat kanë qenë të tensionuara prej muajsh, janë tani në nivelin më të ulët historik.

Masa vjen një ditë pasi India lëshoi një këshillë duke u kërkuar qytetarëve të saj që udhëtojnë ose jetojnë në Kanada që të “ushtrojnë kujdes maksimal” në funksion të “aktiviteteve në rritje kundër Indisë dhe krimeve të urrejtjes të falura politikisht dhe dhunës kriminale në Kanada”.

Delhi tha se disa kërcënime të fundit iu drejtuan diplomatëve të saj dhe disa indianëve “të cilët kundërshtojnë axhendën anti-Indiane”.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha të hënën se agjencitë e inteligjencës po hetonin nëse “agjentët e qeverisë së Indisë” ishin të përfshirë në vrasjen e Hardeep Singh Nijjar, një qytetar kanadez – India e kishte cilësuar atë terrorist në 2020.

Nijjar u qëllua për vdekje në automjetin e tij nga dy persona të armatosur të maskuar jashtë një tempulli Sikh më 18 qershor në British Columbia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco