‘Fëmija me 26 gishtërinj’/ Habit teologu: Ka trashëguar mëkatet e familjes

‘Fëmija me 26 gishtërinj’/ Habit teologu: Ka trashëguar mëkatet e familjes

13:59, 21/09/2023
A+ Aa A-

Një vajzë e sapolindur po adhurohet si një Perëndi në Indi, për arsyen e vetme sepse ka lindur me 26 gishta.

Vogëlushja e lindur në një spital të Bharatburg, në veri të shtetit të Rajasthan, ka 7 gishta në çdo dorë dhe 6 në çdo këmbë dhe për shumë banorë konsiderohet si një rimishërim i perëndeshës hindu.

Teksa doktorët e përshkruajnë gjendjen e vajzës si një anomali gjenetike, familjarët janë të lumtur dhe publikisht e cilësojnë vogëlushen si një version i rilindur i “Dholagarh Devi”, një hyjni, tempulli i së cilës është shumë pranë vendit ku ata jetojnë.

Doktori që asistoi në lindjen e vajzës tregon se ka mbetur i mahnitur nga ajo që pa teksa shtoi se ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe e shëndetshme.

Teologu Miron Çako tha në emisionin GoodMorning Albanians se anomalia në rastin e foshnjës së lindur me 26 gishtërinj është një mëkat i trashëguar i familjes, që mund të ketë pasur në të shkuarë martesa në gjak.

“Nga ana shkencore është një mutacion gjenetik, nuk është normale dhe një ndër shkaqet është martesa në gjak, që janë shumë të zhvilluara në vendet e Indisë. Këto anomali në doktrinën e krishterë çdo anomali psikologjike dhe fizike te njeriu është një mëkat i trashëguar, pavarësisht se fëmija nuk ka mëkate personale. Ne nuk e shikojmë këtë si diçka hyjnore, por si qortim që duhet pasur kujdes. Për krishtërimin, martesa lejohet deri në brezin e shtatë, në fetë e tjera si myslimanizmi lejohet edhe martesa me kushërirën e parë. Shkencërisht është provuar që kjo që thotë krishtërimi është më e saktë. Këto janë një lloj ndëshkimi i vetë natyrës që nuk lejon këto martesa në gjak”, tha teologu.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco