Inteligjenca ukrainase: Kemi sulmuar bazën ajrore të rusëve në Krime, dëmet janë të mëdha

Inteligjenca ukrainase: Kemi sulmuar bazën ajrore të rusëve në Krime, dëmet janë të mëdha

13:56, 21/09/2023
A+ Aa A-

Shërbimi Sekret i Ukrainës dhe marina e këtij vendi kanë kryer një operacion special në Krimenë e aneksuar në natën e 20 shtatorit, duke sulmuar fuqishëm më dron aeroportin Saky.

Burime brenda inteligjencës ukrainase kanë thënë se kanë përdorur fluturaket pa pilot për të goditur mbrojtjen kundërajrore të rusëve, e më pas i kanë sulmuar edhe me raketat Neptun.

Të paktën 12 aeroplanë luftarakë, përfshirë Su-24 dhe Su-30 si dhe sistemin raketor të mbrojtjes ajrore Pancir gjendej në aeroport.

Ky aeroport shërben si bazë për trajnimin e operatorëve të fluturakeve pa pilot Mohayer. Këto fluturake i shfrytëzon Rusia për koordinimin e sulmeve ajrore, e nganjëherë si dron kamikaz.

Burime nga inteligjenca ukrainase dhe marina e këtij vendi kishin koordinuar punës me qëllimin e vetëm – t’i shkaktojnë sa më shumë dëme ushtrisë ruse.

Nga Kievi është bërë të ditur se personeli ushtarak rus ka pësuar humbje të mëdha, si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarak.

E edhe ministria ruse e Mbrojtjes ka raportuar për shpërthime në Krimenë e aneksuar, duke pretenduar se kanë arritur të rrëzojnë 19 dronë mbi Gadishull. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco