Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës së energjisë në Ukrainë

Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës së energjisë në Ukrainë

13:21, 21/09/2023
A+ Aa A-

Rusia ka kryer një prej sulmeve më të mëdha me raketa që javët e fundit kanë goditur Ukrainën, duke goditur ndërtesa të energjisë.

Si pasojë e sulmeve është raportuar për ndërprerje të energjisë elektrike në pesë rajone ukrainase, duke ua kthyer në kujtesë ukrainase sulmet gjatë dimrit të kaluar, që shkaktuan dëme të mëdha në infrastrukturë dhe lanë pa energji miliona banorë.

Zyrtarët thanë se të paktën 18 persona janë plagosur nga sulmet ajrore, përfshirë edhe një vajzë 9-vjeçare, ndërkaq një guvernator rajonal tha se dy persona janë vrarë në granatimet gjatë natës.

“Dimri po vjen. Sot Rusia rinisi sulmet me raketa ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës”, tha ligjvënësi Andrii Osadchuk, përmes një postimi në platformën X, që më herët njihej si Twitter.

Operatori i energjisë në Ukrainë, Ukrenergo, tha se këto ishin sulmet e para ruse ndaj infrastrukturës së energjisë në gjashtë muaj. Operatori tha se ka dëme në ndërtesat e energjisë në rajonet perëndimore dhe qendrore.

Ukraina për muaj të tërë ka riparuar infrastrukturën që u dëmtua gjatë sulmeve në dimrin e kaluar, pasi pothuajse gjysma e sistemit të energjisë së shtetit u shkatërrua nga sulmet e Moskës.

Ukraina në qershor ka nisur një kundërofensivë ndaj forcave ruse, të cilat nisën pushtimin në shkurt të vitit 2022. Kundërsulmi ukrainas në lindje dhe jug është duke shkuar më ngadalë seç pritej./REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco