VIDEO/ Gafa e rëndë e Joe Bidenit me presidentin brazilian bëhet virale

13:03, 21/09/2023
A+ Aa A-

 

Një gafë tjetër i shtohet listës së gjatë presidentit amerikan Joe Bidenit.

Ky i fundit u duk se u largua nga skena e Kombeve të Bashkuara pa i shtrënguar dorën homologut të tij brazilian, presidentit Luiz Inacio Lula da Silva - i njohur më mirë si "Lula"  të mërkurën (20 shtator).

Në fund të një fjalimi mbi të drejtat e punëtorëve në ngjarjen e Nju Jorkut, Biden mund të shihet duke shtrënguar duart me Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Gilbert Houngbo, i cili doli në podium pasi dy liderët mbajtën fjalimin e tyre. 

Në videon e cila është bërë virale tregon një Lula dukshëm të irrituar, i cili pasi i shtrëngoi dorën Houngbo-s, shikoi të takonte Biden dhe duke e parë që ai po largohej nga skena, u largua duke lëvizur dorën në një mënyrë të pavullnetshme. 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco