Bin Salman e cilësoi vrasjen e gazetarit Khashoggi si 'gabim'

Bin Salman e cilësoi vrasjen e gazetarit Khashoggi si 'gabim'

13:06, 21/09/2023
A+ Aa A-

Princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman e ka cilësuar si “gabim” vrasjen e Jammal Khashoggi, për të cilin CIA pretendon se e porositi princi personalisht.

Bin Salman ka dhënë intervistë për Fox News, mediumin e parë amerikan që nga viti 2019, duke folur për ngjarjet që ndodhën gjatë kohës sa ai është në pushtet.

E kryesorja është gjithsesi vrasja e gazetarit të Washington Post, Jammal Khashoggi në vitin 2018, për të cilin CIA konstatoi se Bin Salman e kishte porositur personalisht.

Khashoggi kishte shkruar disa artikuj që kritikonin princin e kurorës, kurse nga inteligjenca amerikane thonë se vrasja e Khashoggit ku morën pjesë 15 persona që organizuan pritën dhe e vranë – nuk ka mundur të ndodhë pa pëlqimin direkt të bin Salman.

Ai i tha Bret Baier, moderatorit të Fox News, si “çdo person i përfshirë” në vrasjen e Khashoggit po e vuan dënimin në burg dhe duhet të “ballafaqohen me ligjin”.

“Po ndërmarrim të gjitha masat që do të duhej t’i ndërmerrte cilido vend… Këtë e kemi bërë në Arabinë Sauditë dhe rasti është mbyllur. Gjithashtu, po tentojmë të avancojmë sistemin e sigurisë për t’u siguruar që gabime  të tilla të mos përsëriten”, tha bin Salman.

Ai e cilësoi gazetarin dhe kritikun e tij si “gabim” të “dhimbshëm”, duke shtuar se po punon në reformat e sistemit të drejtësisë që të sigurohet që të gjithë të jenë të “sigurt”.

Gazetari gjithashtu e pyeti për lidhjet e Arabisë Saudite me sulmet e 11 shtatorit, ku 15 deri në 19 rrëmbyes që kryen sulmin ishin shtetas të Arabisë Saudite.

Ai ka hedhur poshtë akuzat që qeveria e tij mundësoi apo mbështeti sulmet, duke numëruar një sërë sulmesh që Osama bin Laden i planifikoi dhe i kreu kundër Arabisë Saudite në vitet e 90-ta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco