Putin: Paqeruajtësit rusë bashkëpunojnë me ata të përfshirë në konfliktin në Nagorno-Karabakh

Putin: Paqeruajtësit rusë bashkëpunojnë me ata të përfshirë në konfliktin në Nagorno-Karabakh

13:47, 20/09/2023
A+ Aa A-

Presidenti rus Vladimir Putin këtë të mërkurë është shprehur se forcat paqeruajtëse ruse po bashkëpunojnë në mënyrë aktive me të gjitha palët e përfshira në konfliktin në Nagorno-Karabakh dhe po përpiqen të mbrojnë civilët.

“Paqeruajtësit tanë po bashkëpunojnë shumë aktivisht me të gjitha palët e përfshira në këtë konflikt. Ata po bëjnë çmos për të mbrojtur popullatën civile”,  ka thënë Putin në një takim me ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi.

Një marrëveshje armëpushimi midis forcave të armatosura të Azerbajxhanit dhe trupave armene në rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut, i populluar kryesisht nga armenë, u arrit sot me ndërmjetësimin e kontingjentit paqeruajtës rus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco