Pamje nga operacioni në Karabakh, ja si Azerbajxhani shkatërron pozicionet armene

08:17, 20/09/2023
A+ Aa A-

Pas shtimit të provokimeve të kryera nga forcat armene në Karabak , Azerbajxhani nisi një operacion antiterrorist në rajon. 

Ushtria e Azerbajxhanit përfundoi objektivat kryesore në operacion ku më shumë se 60 pozicione  armene u kapën. 

Ndërsa armenët bënë thirrje për një armëpushim, presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev tha se një armëpushim ishte i mundur nëse forcat ilegale armene dorëzojnë të gjitha armët e tyre. 

Videot në rrjete sociale që vinin nga rajoni tregonin momentet kur pozicionet armene u shkatërruan.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Azerbajxhanit, koloneli Anar Eyvazov, deklaroi në konferencën për shtyp se masat anti-terroriste të ushtrisë azerbajxhanas në Karabakh vazhdojnë me sukses. 

Koloneli Eyvazov tha: "Brenda qëllimit të masave, më shumë se 60 pozicione të forcave të armatosura armene ranë nën kontrollin e ushtrisë Azerbajxhan. Gati 20 automjete ushtarake, më shumë se 40 topa, më shumë se 30 mortaja, 2 sisteme kundërajrore dhe më shumë se 6 stacione të luftës elektronike ranë në duart tona" 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco