Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Beleri eurodeputet i burgosur

Përleshjet në Sudan, përfshihet nga flakët ndërtesa ikonike në Khartum

Përleshjet në Sudan, përfshihet nga flakët ndërtesa ikonike në Khartum

10:52, 18/09/2023
A+ Aa A-

Dhjetëra ndërtesa janë përfshirë nga flakët në kryeqytetin e Sudanit për shkak të përleshjeve të armatosura mes ushtrisë dhe forcave rivale.

Videot e publikuara nga Khartumi, ditën e diel, tregojnë kullën e kompanisë së naftës, “Greater Nile”, teksa digjet në katet e saj të larta, një imazh që të përkujton atë të 11 shtatorit në SHBA.

“Kjo gjë është me të vërtetë e dhimbshme” reagoi në X, Tagreed Abdin, një ndër arkitektët kryesor të kësaj ndërtese moderne.

Sulme ajrore dhe tokësore regjistrohen, herë pas here, në Khartum dhe qytete të tjera të Sudanit, që kur dhuna shpërtheu në muaji prill. Sipas OKB-së, deri në këto momente, janë larguar nga vendi më shumë se 1 milion persona.

E vendosur në brigjet e lumit Nil, kulla e kompanisë së naftës, “Greater Nile” është një nga ndërtesat më të larta në Khartum dhe më ikonikja. Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta, ndërkohë që fatmirësisht nuk raportohen viktima.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco