Pse kjo foto e kandidates për deputete në Francë po bën xhiro në rrjete sociale?

Pse kjo foto e kandidates për deputete në Francë po bën xhiro në rrjete sociale?

10:23, 16/09/2023
A+ Aa A-

Posterat parazgjedhor janw tashmë një rutinë e përditshme për figurat moderne politike dhe jo vetëm kaq. 

Gjithashtu shumë po shfrytëzojnë mundësinë e sotme teknologjike për të “bërë” imazhin me të cilin ftojnë njerëzit të votojnë për ta. 

Por Juliette  de Causans nga Franca e ka tepruar me photoshop-in.

Posteri i saj për  Europe Écologie Égalité, i cili përshkruan një grua të re dhe të freskët rreth të 20-tave me një buzëqeshje të bardhë e të ndritshme, po bën xhiron nw rrjet.

Image

Por kur u publikua fotografia origjinale e përdorur para redaktimit,  de Causans u akuzua për mashtrim në mediat sociale.

Kjo pasi imazhi i saj i fotoshopuar nuk ka asnjë lidhje me realitetin. 

Një foto para photoshop-it tregon kandidaten, me më pak të nxirë dhe me dhëmbë jo të drejtë.

Image

Reagimi i saj:

Pas zhurmës në internet të krijuar nga kundërshtarët e saj politikë dhe nga zgjedhësit e saj,  de Causans pranoi se e bëri këtë me arsyetimin se  imazhet e redaktuara do të ndihmonin për të çuar përpara kauzën e saj. 

Në të njëjtën kohë, ajo gjithashtu argumentoi se është e drejta e saj të ketë një “foto të bukur”.

Kandidatja pwr deputete kandidon pwr partinë e vogël centriste Europe Écologie Égalité, e cila u formua nga mbështetësit e shkëputur të Presidentit Macron.

Kush është kandidatja franceze për deputete

Juliette de Causans ka punuar për disa vite si mësuese përpara se të bënte  debutimin e saj politik në vitin 2021.

Në zgjedhjet e vitit 2022, de Causans fitoi vetëm 4.28% të votave në rajonin malor në Ardennes të  Grand Est. 

Ashtu siç pritej,  de Causans u bë virale në Twitter deri në atë masë sa që dha edhe një intervistë për Telegram. 

“Është një mashtrim”, “Ju po mashtroni votuesit me foton tuaj të fushatës. Është patetike, nuk po të votoj më, ne meritojmë diçka më të mirë”, kanë shkruar ndjekësit e saj të zemëruar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco