'Asete të oligarkëve ukrainas', Moska nxjerr në shitje apartamentin e presidentit Zelensky në Krime

'Asete të oligarkëve ukrainas', Moska nxjerr në shitje apartamentin e presidentit Zelensky në Krime

08:41, 16/09/2023
A+ Aa A-

Rreth 100 prona të shtetëzuara më parë “nga oligarkët ukrainas” së shpejti do të dalin në shitje në Krime, duke përfshirë apartamentin e Vladimir Zelensky. Kështu deklaroi kreu i parlamentit të Krimesë, Vladimir Konstantinov, siç raporton Ria Novosti.

Vendimi u mor nga Parlamenti i Krimesë, i cili zgjeroi listën e pronave të shtetëzuara, që përfshinte asetet e oligarkëve dhe politikanëve ukrainas, si dhe apartamentin e familjes Zelensky në Livadia.

Sipërfaqja e saj është rreth 100 m2. Paratë e mbledhura nga shitja e apartamentit do të përdoren për nevojat e “operacionit special”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco