Kadyrov është në koma/ BILD: ‘Zagari i gjahut’ i Putinit, në gjendje të rëndë

Kadyrov është në koma/ BILD: ‘Zagari i gjahut’ i Putinit, në gjendje të rëndë

20:14, 15/09/2023
A+ Aa A-

BILD

Ka pasur vazhdimisht thashetheme për shëndetin e udhëheqësit çeçen, Ramzan Kadyrov...

Tashmë vjen lajmi: ‘Zagari’ i Putinit thuhet se është në koma prej disa ditësh!

Kjo është raportuar nga gazeta ukrainase ‘Obozrevatel’, duke iu referuar shërbimit sekret ukrainas.

Përfaqësuesi i drejtorisë kryesore të inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, Andriy Yusov, tha për gazetën se sëmundja e liderit çeçen, nga e cila vuante prej kohësh, është përkeqësuar.

Që në mars të vitit 2023, ish-zëvendëskryeministri i Çeçenisë, Akhmad Zakayev, i cili tani jeton në mërgim, tha se Kadyrov kishte një sëmundje të rëndë të veshkave- dhe kishte sjellë një mjek nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Çeçeni, sepse nuk i besonte mjekëve të Moskës.

Së fundmi, fotot e liderit çeçen tregonin ndryshimet në pamjen e Kadyrov. Fytyra e tij dukej shumë e fryrë.

Eksploziv është fakti se sëmundja e tij u konfirmua indirekt nga një prej djemve të tij, i cili postoi një video emocionale se sa e vështirë është të humbasësh babain.

Siç raporton Obozrevatel, vetë Kadyrov u përpoq vazhdimisht të përgënjeshtrojë thashethemet për sëmundjen e tij, duke thënë se ai gjithsesi nuk donte të jetonte shumë gjaët.

Në maj të vitit 2023, kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase, Kyrylo Budanov, konfirmoi se lideri çeçen kishte probleme shëndetësore. Ai tha se Kadyrov vuante nga varësia ndaj drogës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco