Ministri italian sulmon Berlinin: Paguan OJQ-të për të sjellë emigrantë në Itali, Lagarde jeton në Mars

Ministri italian sulmon Berlinin: Paguan OJQ-të për të sjellë emigrantë në Itali, Lagarde jeton në Mars

13:45, 15/09/2023
A+ Aa A-

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit italian, Matteto Salvini ka sulmuar Berlinin duke thënë se ‘ka institucione gjermane që u japin miliona euro OJQ-ve gjermane për të sjellë emigrantët në Itali’. Duke folur për Rete 4, ai sulmoi gjithashtu zgjedhjen e Bankës Qendrore Evropiane për të rritur normat e interesit.

“BQE nuk kujdeset për vështirësitë ekonomike të familjeve dhe bizneseve. Rritet kostoja e parave. Christine Lagarde jeton në Mars”, theksoi ai.

“Lagarde jeton në Mars dhe është eksponenti klasik që thotë “operacioni ishte një sukses i përsosur, fatkeqësisht pacienti ka vdekur. Nëse rritni çmimet për të kontrolluar normat e interesit për familjet që nuk bëjnë dot pazar dhe po vdesin nga uria, falë faktit që çmimet po bien. Rritja e kostos së parave është antiekonomike, antisociale, antihistorike. Kjo zonjë nuk jeton në planetin Tokë,” shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco