Lavrov: Rusia e gatshme të takohet me të dërguarin e Papës për paqen në Ukrainë

Lavrov: Rusia e gatshme të takohet me të dërguarin e Papës për paqen në Ukrainë

11:53, 15/09/2023
A+ Aa A-

“Pala ruse është e gatshme të takohet me kardinalin Matteo Zuppi, i dërguari i Papës për paqen në Ukrainë, për të diskutuar për krizën ukrainase”.

Kështu u shpeh ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, shkruan Tass.

“Vatikani po vazhdon përpjekjet e tij. I dërguari i Papës do të kthehet në Rusi së shpejti. Ne jemi gati të takohemi me këdo, jemi gati të bisedojmë me këdo,” theksoi ai.

Kryediplomati kujtoi se Rusia ka zhvilluar takime për Ukrainën me përfaqësues të Turqisë, “të cilët gjithashtu kanë ide të ndryshme”.

“Ne vlerësojmë përpjekjet jopublike të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite, para së gjithash, në organizimin e shkëmbimit të robërve të luftës”, deklaroi Lavrov

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco