Përfundon samiti i G20, miratohet deklarata e përbashkët, Ukraina e pakënaqur

Përfundon samiti i G20, miratohet deklarata e përbashkët, Ukraina e pakënaqur

16:55, 10/09/2023
A+ Aa A-

Liderët botërorë kanë miratuar zyrtarisht deklaratën e përbashkët në samitin e G20 të mbajtur në Indi. Ukraina ka shprehur zhgënjimin e saj për dokumentin në fjalë, pasi nuk përmend emrin e Rusisë dhe nuk e kritikon drejtpërdrejt atë për luftën e nisur shkurtin e vitit të kaluar.

Moska zyrtare vlerësoi me nota tepër të larta samitin dhe vlerësoi rolin e Indisë në ndërtimin e konsensusit mbi deklaratën e përbashkët.

Samiti u shënua nga mungesa e presidenti rus, Vladimir Putin, dhe presidentit kinez, Xi Jinping. Eventi dyditor pati dhe momente historike, duke përfshirë anëtarësimin e përhershëm të Bashkimit Afrikan në G20. Ndërkohë, India i ka dorëzuar zyrtarisht Brazilit presidencën e G20-ës.

Presidenti, Lula da Silva ftoi homologun rus Putin për në samitin e radhës, duke dhënë garanci se Brazili nuk do ta arrestojë atë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco