Gjermani, 10 vjeçarja përdhunohet nga një 25-vjeçar dhe mbytet nga një bashkëmoshatar

Gjermani, 10 vjeçarja përdhunohet nga një 25-vjeçar dhe mbytet nga një bashkëmoshatar

13:39, 08/09/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani ku një 10 vjeçare është përdhunuar nga një 25 vjeçar dhe më pas është vrarë nga një bashkëmoshatar që jetonte me të në një qendër strehimi për të mitur në një qytet në verilindje të Bavarisë.

Kjo është një ngjarje që ka shkaktuar neveri dhe reagime të ashpra në Gjermani. Sipas mediave mësohet se 25-vjeçari Daniel Troger dyshohet se ka hyrë në një ambient për të mitur nga një dritare e hapur rreth orës 21:00 të datës 4 prill, duke përdhunuar Lenën e vogël (të cilën autoritetet e kishin hequr nga familja e saj për shkak të akuzave për abuzim) dhe më pas “piu birrë dhe shikonte pornografi” me një 11-vjeçar, që jetonte në këtë instituciomn”.

Ndërkaq anëtarët e stafit e kanë gjetur trupin e jetë të vajzës së mitur pas 12 orësh, e cila ishte sulmuar dhe mbytur nga 11 vjeçari.

Qendra e paraburgimit për të miturit St Josef, ku strehohen 90 fëmijë, është tashmë në qendër të një hetimi nga autoritetet gjermane, të cilët gjetën gjurmët e gishtërinjve të 25-vjeçarit, babait të dy fëmijëve dhe 11-vjeçarit në vendin e krimit.

Sipas njoftimit të autoriteteve, Daniel Troger është arrestuar dhe akuzuar për përdhunim të një të mituri, vjedhje dhe zjarrvënie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco