Tajvani raporton 78 të lënduar nga tajfuni Haikui

Tajvani raporton 78 të lënduar nga tajfuni Haikui

12:28, 05/09/2023
A+ Aa A-

Autoritetet tajvaneze kanë raportuar 78 të lënduar si pasojë e tajfunit Haikui që goditi ishullin.

Numri më i madh i lëndimeve për shkak të motit të keq u regjistrua në zonat që morën goditjen kryesore të tajfunit në jug të ishullit, në qytetin Kaohsiung (ku 23 persona kërkuan ndihmë mjekësore) dhe në qarkun Taitung (20 persona kërkuan ndihmë).

Ekipet e shpëtimit evakuuan 7100 persona nga zonat malore, nga bregu dhe nga zona të tjera të rrezikshme. Në total, 95 strehimore të përkohshme janë vendosur në ishull, ku njerëzit mund të presin motin e keq. Aktualisht në to janë 1,900 persona.

Rreth 57,900 familje në Tajvan mbeten pa energji elektrike për shkak të dëmtimit të linjave të energjisë dhe infrastrukturës. Në total, 217,400 familje janë përballur me ndërprerje të energjisë deri diku, por aktualisht furnizimi me energji elektrike për shumicën prej tyre është rikthyer. 12.900 shtëpi të tjera kanë mbetur pa ujë të pijshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco