Arrestohet njëri prej ukrainasve më të pasur, ja për çfarë akuzohet

Arrestohet njëri prej ukrainasve më të pasur, ja për çfarë akuzohet

11:50, 03/09/2023
A+ Aa A-

Gjykata në Ukrainë urdhëroi dje që manjati Ihor Kolomoisky të ndalohet për dy muaj, nën dyshimin për mashtrim dhe pastrim parash, një veprim i papritur kundër një prej oligarkëve më të fuqishëm të Ukrainës.

Arrestimi i Kolomoisky, i cili është nën sanksionet e SHBA dhe mbështeti presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në zgjedhjet e 2019, vjen në një kohë kur Kievi dëshiron të dëshmojë se po lufton korrupsionin edhe në kohë lufte.

Avokatët mbrojtës të Kolomoiskyt thanë se do të apelojnë vendimin, duke vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e tij dhe se ai nuk do të paguajë garancinë prej gati 14 milionë dollarësh që do të siguronte lirimin e tij.

Pas marrjes në pyetje në gjyq në Kiev në orët e vona të premtes, në pamjet shihet se si Kolomisky, një prej ukrainasve më të pasur, nxirret nga salla i veshur me bluzë me ngjyrë të kaltër.

Shërbimi Sekret i Ukrainës (SBU), ka njoftuare për rastin e Kolomoisky dje, duke publikuar fotografitë në Telegram që tregojnë se si pjesëtarët e SBU-së i dorëzojnë dokumente të cilat i akuzuari i nënshkruan.

‘U vërtetua se nga viti 2013 deri në vitin 2020, Kolomoisky legalizoi gjysmë miliardë hryvnia (14 milionë dollarë amerikanë), duke i zhvendosur jashtë vendit duke përdorur infrastrukturën e bankave nën kontrollin e tij’, tha SBU.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco