Lajmi i fundit

Lek me thasë/ SPAK sekuestron bizhuteri, ora Rolex, makina dhe miliona euro. Ja ngjarjet kriminale që u zbardhën

Greqi, zjarret në Evros hyjnë në ditën e 15-të

Greqi, zjarret në Evros hyjnë në ditën e 15-të

08:49, 02/09/2023
A+ Aa A-

Athinë - Për të 15-ën ditë radhazi, zjarrfikësit po vazhdojnë të luftojnë zjarret në prefekturën verilindore të Evros, me fokusin e përpjekjeve të tyre në zonat përreth qyteteve dhe fshatrave Soufli, Kornofolia, Dadia, Kotronia, Sidiro dhe Giannouli.

Që nga e premtja, përpjekjet për shuarjen e zjarrit përfshijnë 129 makina zjarrfikëse me një ekuipazh prej 586 anëtarësh, 16 ekipe zjarrfikëssh në këmbë, të mbështetur nga gjashtë avionë zjarrfikës dhe dy helikopterë.

Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile po ndihmon në përpjekjet për shuarjen e zjarrit, me njësi nga Franca, Spanja, Qiproja, Rumania, Republika Çeke, Bullgaria dhe Sllovakia. Në terren janë edhe njësi nga Shqipëria dhe Serbia.

Gjithsej 44 zjarre të reja në pyje shpërthyen të premten, duke e çuar në 81 totalin e flakëve në të gjithë vendin.

Pesë rajone janë në rrezik shumë të lartë nga zjarret të shtunën, bazuar në Hartën e Parashikimit të Rrezikut nga Zjarri, të lëshuar nga Sekretariati i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile.

Rajonet në fjalë janë Atika; Greqia Qendrore (Viotia, Evia dhe ishulli i Skyros); Maqedonia Lindore dhe Trakia (Evros); dhe Egjeu i Veriut (Lesvos, Kios, Samos, Ikaria)./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco