Francë, 7-milionë euro për të zhvendosur monumentin e luftës 950 tonësh që do t'i hapur rrugë ndërtimit të metrosë

Francë, 7-milionë euro për të zhvendosur monumentin e luftës 950 tonësh që do t'i hapur rrugë ndërtimit të metrosë

19:05, 01/09/2023
A+ Aa A-

Memoriali gjigant i luftës në qytetin e Toulouse është zhvendosur nga vendi ku rrinte prej vitesh për t'i hapur rrugë ndërtimit të një linje të re metroje në qytet. 

Memoriali peshon rreth 950 ton dhe është dashur një operacion  delikat nga ana inxhinierëve për ta lëvizur nga vendi. 

Qindra qytetarë ishin mbledhur për të ndjekur me sytë e tyre kë zhvendosje të madhe në qytetin e tyre. 

Operacioni nisi me shtypjen simbolike të një butoni të kuq nga kryebashkiaku, çka nisi rrotullimin e platformës që mbante monumentin 15 m të lartë.

Më pas objekti nis të lëvizte mes pemëve me shpejtësi të ngadaltë derisa arriti në destinacionin e tij 35 metra më larg.

Operacioni zgjati një total prej tre orësh.

“Është një operacion i rrallë, janë kryer disa në vende të tjera por në Francë është hera e parë”, tha kreu i transportit vendas Jean-Michel Lattes, duke cituar si shembull zhvendosjen e një kishe në Gjermani në 2007.

"Ne kemi ardhur me shokë për të parë rrotullimin dhe lëvizjen e memorialit të luftës, sepse është një operacion i jashtëzakonshëm, i pari në Francë, të cilin e vëzhgojmë vetëm një herë në jetë", siguron Gerard, një gjashtëdhjetë vjeçar nga Toulouse. Turma ishte e dendur rreth ndërtesës së ndërtuar në vitin 1923, në lagjen François-Verdier në Toulouse (Haute-Garonne).

Operacioni i zhvendosjes së monumentit zgjati mbi tre ditë dhe kushtoi 7 milionë euro. Ky monument do të rikthehet sërish në vendin e tij pas përfundimit të metrosë në vitin 2027.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco