Iraku dënon me varje 3 pjesëtarë të grupit ISIS

Iraku dënon me varje 3 pjesëtarë të grupit ISIS

14:24, 29/08/2023
A+ Aa A-

Iraku ka dënuar me varje 3 pjesëtarë të grupit ISIS, që akuzoheshin për shpërthimin e një bombe në vitin 2016 ku mbetën të vdekur 323 persona.

Zyra e kryeministrit Mohammed Shia al-Sudani njoftoi se ekzekutimet u kryen të dielën në mbrëmje dhe të hënën në mëngjes, por nuk I përmendi emrat e viktimave.

Në deklaratë theksohet së kryeqeveritari, u takua me familjet e viktimave pas varjeve dhe i informoi ata se dënimi i drejtë me vdekje u krye ndaj tre kriminelëve kryesorë të shpallur fajtorë për përfshirjen e tyre në bombardimin terrorist.
Ngjarja ka ndodhur më 3 korrik 2016, në një zonë tregtare të Bagdadit, kur ajo ishte e mbushur me njerëz, përpara festës së Fitër Bajramit.

Makina e ngarkuar me eksploziv shpërhteu në flakë dhe njerëzit u bllokuan brenda qendrave tregtare që nuk kishin dalje emergjente, sipas raportimeve në atë kohë.

Me 323 viktima, ai cilësohet sulmi më vdekjeprurës në Irak dhe një nga më vdekjeprurëset në botë. Ministri I brendshëm dha dorëheqjen menjëherë pas ngjarjes.

ISIS pushtoi territore të mëdha në veri dhe perëndim të Bagdadit në vitin 2014.
Forcat irakiane kishin rifituar pjesë të konsiderueshme të territorit deri në kohën kur ndodhi bombardimi, ndaj ISIS synonte civilët.

Pasoi një fushatë e madhe ushtarake e udhëhequr nga SHBA, dhe qeveria irakiane shpalli fitoren kundër grupit terrorist, në fund të vitit 2017.

Sipas një raporti të publikuar në mars nga Kombet e Bashkuara, ka ende 5 mijë deri në 7mijë anëtarë dhe mbështetës të ISIS në të gjithë Irakun dhe Sirinë fqinje, afërsisht gjysma e të cilëve janë luftëtarë.
Gjatë disa viteve, gjykatat irakiane kanë dhënë qindra dënime me vdekje si dhe burgim të përjetshëm për pjesëmarrje në grupe terroriste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco