Çfarë e shkaktoi kaosin në aeroportet e Britanisë së Madhe?

Çfarë e shkaktoi kaosin në aeroportet e Britanisë së Madhe?

14:18, 29/08/2023
A+ Aa A-

Të gjithë ata që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt dhe nga aeroportet e Britanisë dhe vendeve të tjera evropiane duhet të bëjnë shumë durim.

Kjo pasi për shkak të një problemi teknik të shfaqur dje në sistemin e rregullimit të trafikut ajror, janë prekur mbi 1500 fluturime.

Për pasojë, do të ketë vonesa të fluturimeve dhe udhëtarët janë njoftuar se mund t’u duhet të presin 24 orë për të mbërritur në destinacionet e tyre.

Në të njëjtën kohë, burime të “Times” të Londrës raportojnë se problemi teknik që paralizoi hapësirën ajrore të Britanisë dhe krijoi probleme serioze në aeroportet e tjera të Europës mund të jetë për shkak të një gabimi të bërë nga një kompani ajrore franceze.

Me fjalë të tjera, problemi teknik mund të lidhet me një plan problematik fluturimi të regjistruar nga një kompani ajrore franceze.

Sipas Mail Online, zyrtarët britanikë po hetojnë nëse kaosi mund të jetë shkaktuar vërtet nga kompania ajrore franceze.

Ekspertët kanë paralajmëruar se ndërprerja do të vazhdojë gjatë gjithë javës, me gjithë dështimin e rrjetit shtatë-orësh që la mijëra udhëtarë të bllokuar në aeroporte. Shumica prej tyre kanë fjetur nëpër dysheme dhe të tjerët në aeroplanë të ndalur.

Pothuajse 1000 fluturime u anuluan dhe disa të tjera u vonuan pasi Shërbimi Kombëtar i Trafikut Ajror të Britanisë tha se po kalonte “probleme teknike ” .

Kaosi ajror ndodhi në një nga ditët më të ngarkuara të vitit, kur më shumë se një milion udhëtarë do të ngriheshin ose uleshin në aeroportet e Mbretërisë së Bashkuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco