Lajmi i fundit

EMRAT/ Asgjësohen rreth 23 mijë bimë kanabis në Velipojë,shpallen në kërkim tre vëllezër

Misteri i anëtarëve të familjes në Turqi që ecin me këmbë e duar

Misteri i anëtarëve të familjes në Turqi që ecin me këmbë e duar

14:06, 29/08/2023
A+ Aa A-

Për 17 vjet, komuniteti shkencor po përpiqet të hedhë dritë mbi misterin e pesë anëtarëve të familjes Ulas në Turqinë juglindore që ecin me këmbë e duar.

 

Familja kurde jeton e izoluar në një cep të largët të Turqisë. Megjithatë, disa nga anëtarët e saj duket se i kanë vënë një “mburojë” tre milionë viteve të evolucionit njerëzor.

Nga 19 fëmijët e lindur të Rezit dhe Hatisit, të cilët ecin si çdo njeri i zakonshëm, pesë anëtarë ecin me katër këmbë, pra edhe duart kryejnë funksionet e këmbës.

Disa shkencëtarë e kanë përshkruar gjendjen e tyre si “regresive”, por kjo teori ka nxitur kritika nga ekspertë të tjerë të cilët argumentojnë se është një kombinim i faktorëve “gjenetikë”.

Të tjerë argumentojnë se një faktor i rëndësishëm në gjendjen e tyre varet nga kushtet dhe mjedisi. Skeleti i tyre është më shumë si ai i majmunit sesa njeriut.

Edhe pse nuk kanë shkuar në shkollë, kanë arritur të mësojnë gjuhën kurde për të komunikuar me anëtarët e tjerë të familjes. Për më shumë se 20 vjet, ekzistenca e familjes mbeti e fshehur, derisa dy shkencëtarë britanikë panë një punim të pabotuar nga një profesor turk në vitin 2005.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco