Lajmi i fundit

Prokuroria zbuti akuzën/ Gjykata lë në burg personat e akuzuar për sulmin ndaj avokatit Mëngjesi

Agresioni rus, presidentja e Moldavisë: Duhet më shumë mbështetje për Ukrainën, ndryshe…

Agresioni rus, presidentja e Moldavisë: Duhet më shumë mbështetje për Ukrainën, ndryshe…

14:09, 28/08/2023
A+ Aa A-

Presidentja e Moldavisë Maia Sandu në një intervistë për CNN, tha se “Ukraina duhet të marrë më shumë mbështetje dhe të gjithë duhet të kuptojnë se nëse Ukraina nuk ndihmohet, atëherë Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë apo Moldavi”.

Presidentja shtoi se ajo shpresonte se “do të ketë më shumë mbështetje së shpejti, në mënyrë që Ukraina të rimarrë territoret e saj dhe ne do të shohim një fund të kësaj lufte të çmendur”.

Moldavia kufizohet me Ukrainën dhe ka përjetuar tensione me Rusinë , veçanërisht mbi territorin lindor separatist pro-rus të Transnistria, ku janë vendosur trupat ruse. Kujtojmë se në muajin shkurt, presidenti rus Vladimir Putin revokoi një dekret të politikës së jashtme të vitit 2012 që njihte pjesërisht pavarësinë e Moldavisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco