Marrëveshja për grurin, ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Turqisë do të takohen së shpejti në Moskë

Marrëveshja për grurin, ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Turqisë do të takohen së shpejti në Moskë

13:58, 28/08/2023
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe homologu i tij turk Hakan Fidan do të zhvillojnë bisedime në Moskë “në të ardhmen e afërt”, njoftoi sot agjencia e lajmeve TASS, duke cituar zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.

Turqia po përpiqet të bindë Rusinë që të kthehet në një marrëveshje që lejon eksportimin e grurit përmes porteve ukrainase në Detin e Zi.

Kremlini ka thënë se presidenti Vladimir Putin së shpejti mund të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me presidentin turk Tajip Erdogan për marrëveshjen e lartpërmendur dhe çështje të tjera, por data dhe vendi ende nuk janë shpallur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco