Sulm me thikë në Norvegji, një student plagosi dy profesorë në universitet

Sulm me thikë në Norvegji, një student plagosi dy profesorë në universitet

22:35, 24/08/2023
A+ Aa A-

Dy persona janë plagosur, njëri prej tyre në gjendje kritike, ndërsa tjetri ka lëndime të lehta, pas një incidenti të dhunshëm me thikë në Majorstua, në veriperëndim të Oslos.

Sipas mediave të huaja, menaxheri i operacioneve Tor Gulbrandsen ka konfirmuar se dy të plagosurit janë profesorë në Universitetin e Oslos (UiO) dhe se autori është një student.

Personi në fjalë është arrestuar dhe Gulbrandsen thotë se duket se ka pasur një lidhje me dy profesorët.

Pak para orës 19:00, policia deklaron se pas ngjarjes një burrë rreth të 20-ave është akuzuar për tentativë vrasjeje.

Rektori i UiO, Svein Stølen ka thënë se menaxhmenti është i vetëdijshëm se ka pasur një incident me thikë në një ndërtesë të lidhur me universitetin, ku dy nga punonjësit e tyre u plagosën.

“Është e trishtueshme dhe serioze që po e përjetojmë këtë në UiO”, thotë ai dhe shton se po mendojnë për të gjithë të prekurit.

Rektori beson se gjëja më e rëndësishme që ata mund të bëjnë tani është të kujdesen për stafin dhe studentët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco