Përmbyset autobusi i shkollës, një fëmijë i vdekur dhe 20 të plagosur

Përmbyset autobusi i shkollës, një fëmijë i vdekur dhe 20 të plagosur

22:56, 22/08/2023
A+ Aa A-

Një nxënës ka humbur jetën dhe mbi 20 të tjerë kanë mbetur të lënduar pas përmbysjes së një autobusi shkolle në Ohio, SHBA.

Sipas raportimeve të mediave në vend, një automjet tjetër i zuri rrugën dhe drejtuesi i autobusit të shkollës testoi të devijojë për të shmangur një përplasje kokë më kokë.

Megjithatë, dy automjetet u përplasën dhe autobusi i shkollës, me 52 nxënës, u përmbys nga rruga pranë Springfield.

Një fëmijë i cili u hodh jashtë automjetit u gjet më pas i vdekur, ndërsa më shumë se 20 u shtruan në spital. Një prej tyre është shtruar në spital në gjendje të rëndë, tha një zëdhënës i policisë.

Dy personat që udhëtonin në makinën që shkaktoi përplasjen janë lënë të lirë me lëndime të lehta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco