Anija kozmike e Indisë sjell pamje të reja të Hënës

Anija kozmike e Indisë sjell pamje të reja të Hënës

22:43, 22/08/2023
A+ Aa A-

 

Anija kozmike e Indisë Chandrayaan-3 vijon rrugën e saj drejt sipërfaqes së Hënës. Dhe përpara se të bëjë uljen e saj historike, ajo po shkrep disa foto rrugës.

Organizata Indiane e Kërkimit Hapësinor konfirmoi të martën se Chandrayaan-3 është në orar dhe “lundrimi i qetë po vazhdon”.

Anija kozmike pritet që ta nisë zbritjen e saj përfundimtare drejt sipërfaqes së Hënës të mërkurën në orën 5:45 pasdite IST.

Nëse rezulton i suksesshëm, ky mision do të shënojë edhe uljen e parë të butë në sipërfaqen hënore nga një anije kozmike indiane dhe do ta bëjë Indinë vendin e katërt që bën një arritje të tillë.

Aktualisht, Shtetet e Bashkuara, Kina dhe ish-Bashkimi Sovjetik janë të vetmet vende që kanë kryer ulje të kontrolluara të anijeve kozmike në Hënë.

Agjencia hapësinore e Indisë do të transmetojë drejtpërdrejt tentativën për ulje duke filluar nga ora 17:20 IST të mërkurën.

ISRO të martën shënoi prag-uljen e Chandrayaan-3 duke shpërndarë foto dhe pamje të kapura me kamera në anijen kozmike.

Një pamje e hënës nga syri i sondës është marrë nga 70 kilometra mbi sipërfaqen hënore, duke treguar Mare Marginis, një njollë e madhe e zezë e formuar nga goditjet e lashta të asteroideve në skajin ekstrem të anës së afërt të hënës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco