Grekët nxitojnë të shpëtojnë kafshët shtëpiake

Grekët nxitojnë të shpëtojnë kafshët shtëpiake

21:39, 22/08/2023
A+ Aa A-

Teksa shtëpitë ia kanë dorëzuar flakëve, banorët në Fyli të Greqisë po shpresojnë që të paktën të shpëtojnë kafshët shtëpiake.

Diku mes tokave që po digjeshin, siç raportojnë mediat në vendin fqinj, janë shpëtuar në momentin e fundit qen dhe kuaj me ndihmën e zjarrfikësve.

Pasi u larguan nga vatrat e zjarrit, kafshët janë transportuar në vende të sigurta.

Ndërkohë, për ekipet që kanë dalë në terren pritet që nata të jetë e gjatë teksa tentojnë të shuajnë zjarrin që nisi në mesditë në Fyli dhe që tani ka marrë drejtimin për në Parnitha.

Helikopterët e vënë në punë gjatë ditës janë tërhequr ndërsa forcat tokësore vijojnë punën. Erërat pritet të dobësohen gjatë natës por, por pritet që të forcohen sërish mëngjesin e së mërkurës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco