VIDEO/ 15 orë në ajër, shpëtohen fëmijët që u bllokuan në një teleferik në Pakistan

20:39, 22/08/2023
A+ Aa A-

Shtatë fëmijët dhe mësuesi i tyre që mbetën të bllokuar në teleferik janë shpëtuar pas 15 orësh, njoftoi ministria e brendshme e Pakistanit.

Të rinjtë dhe mësuesi u bllokuan në teleferik 274 metra mbi një kanion lumi, kur një kabllo u këput ndërsa grupi po udhëtonte për në shkollë.

Teleferiku lidh dy komunitete në rajon dhe funksionon në dy kabllo, njëri prej të cilëve u këput, tha zyrtari i shpëtimit, Bilal Ahmad Faizi.

Kryeministri i përkohshëm i vendit, Anwar-ul-Haq Kakar, urdhëroi mbylljen e menjëhershme të të gjitha teleferikëve të shkatërruar dhe jo në përputhje me sigurinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco