'Jam duke parë lajmet...', prezantuesi i BBC-së kap gabimin LIVE dhe e kalon me humor

'Jam duke parë lajmet...', prezantuesi i BBC-së kap gabimin LIVE dhe e kalon me humor

19:33, 22/08/2023
A+ Aa A-

Moderatori i BBC-së, Gareth Barlow, gjatë prezantimit të edicionit të lajmeve bëri një gabim të cilën e korrigjoi në moment, kur tha se ishte duke parë lajmet e BBC.

Ai tha: "Unë jam duke parë lajmet e BBC", dhe më pas e korrigjoi shpejt pasi kuptoi gabimin e tij duke thënë: "Unë jam Gareth Barlow. Ju po shikoni BBC News".

Këtë moment e shpërndau në X, i njohur më parë si Twitter me titull: "A mundet dikush të më kujtojë se kush po i shikon lajmet…".

Gareth Barlow, një profesionist i vërtetë, arriti që të shmangte gabimin e tij. Me humor ia doli të kalojë këtë moment të sikletshëm.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BBC News UK (@bbcnewsuk)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco